Rithehen bastet sportive online, sa fiton buxheti i shtetit dhe sa është xhiroja e kompanive? Ja parashikimi

Nga dje ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji i lojërave të fatit, që i hap rrugën rikthimit të basteve sportive vetëm online. Në studion e Report Tv eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli sjell me grafika efektet në ekonomi të hapjes së tyre dhe si ka ndikuar ndër vite. Nga 1996 kur u lejuan kompanitë e […]

Prill 2, 2024 - 17:40
 0
Rithehen bastet sportive online, sa fiton buxheti i shtetit dhe sa është xhiroja e kompanive? Ja parashikimi
Reklamë
Reklamë

Nga dje ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji i lojërave të fatit, që i hap rrugën rikthimit të basteve sportive vetëm online.

Në studion e Report Tv eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli sjell me grafika efektet në ekonomi të hapjes së tyre dhe si ka ndikuar ndër vite.

Nga 1996 kur u lejuan kompanitë e para të lojrave e fatit, xhiroja ka qenë 30 mln euro ndërsa në 2024 parashikohet që të shkohet deri në 45 milionë euro por mund të jetë dhe më e lartë.

Reklamë
Reklamë

Po kush janë të ardhurat në buxhet?

Në 1996 ka qenë 2 mln euro. Për vitin 2019 – 2023 kanë qenë zero të ardhura, ndërsa parashikohet që në 2024 të marrë 18 mln euro.

Luhet shumë më tepër se deklarohet nga kompanitë. Mendohet se të paktën 1/3 është ajo që regjistrohet. Nëse e llogarisim të plotë të ardhurat e buxhetit të shtetit duhej të ishin 100 mln euro.

Hapja e basteve pritet të sjellë dhe vende të reja pune. Nga grafikat e hartuara në bazë të shifrave të vendosura në dispozicion nga eskperti i ekonomisë Fatos Çoçoli zbulohet se këtë vit pritet të punësohen 4200 persona në baste sportive.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.