Roli i Jastëkut tek Dhimbjet e Qafës – Kujdesi që Duhet të Tregoni

Cilësia e jastëkut është e një rëndësie thelbësore për gjumin. Ai mund të na ndihmojë të kemi një gjumë të mirë ose mund të na lërë gjithë natën të trazuar. Të shumtë janë ata që jastëkun, kur e kanë të mirë, e marrin me vete edhe në udhëtime apo në pushime, pikërisht për të bërë […] The post Roli i Jastëkut tek Dhimbjet e Qafës – Kujdesi që Duhet të Tregoni appeared first on AgroWeb.

Shkurt 28, 2024 - 16:45
 0
Roli i Jastëkut tek Dhimbjet e Qafës – Kujdesi që Duhet të Tregoni
Reklamë
Reklamë

Cilësia e jastëkut është e një rëndësie thelbësore për gjumin.

Ai mund të na ndihmojë të kemi një gjumë të mirë ose mund të na lërë gjithë natën të trazuar.

Të shumtë janë ata që jastëkun, kur e kanë të mirë, e marrin me vete edhe në udhëtime apo në pushime, pikërisht për të bërë gjumë të mirë.

Reklamë
Reklamë

Cilësia e jastëkut nuk ka të bëjë vetëm me rehatinë fizike.

Ekspertët thonë se një jastëk i mirë mund të ofrojë përfitime të pamohueshme për shëndetin.

Roli i Jastëkut Tek Dhimbjet e Qafës

Harkimi i tepruar i qafës për një periudhë afatgjatë shkakton dhimbje.

Ky harkim ndodh nëse jastëku është më i butë apo më i fortë seç duhet.

Për shembull, nëse ju flini në anë dhe keni një jastëk të butë që nuk ofron shumë mbështetje për qafën, koka do të varet më shumë.

Nëse flini shtrirë përmbys e përdorni një jastëk të fortë, qafa do të sforcohet duke u tejzgjatur e kësisoj do të keni dhimbje të saj.

E njëjta gjë vlen nëse flini në shpinë dhe keni një jastëk më të fortë seç duhet.

Jastëku Dhe Apnea e Gjumit

Njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit, pra ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit, duhet të bëjnë kujdes me jastëkun.

Ky i fundit mund të ndërhyjë duke shtuar presionin në rrugët e frymëmarrjes.

Jastëku ideal për njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit duhet të jetë i ngritur në mënyrë që të lehtësojë frymëmarrjen gjatë gjumit.

Për një gjumë sa më të mirë, ekspertët këshillojnë që koka të mbahet e ngritur në 30 gradë.

Ky pozicion gjithashtu ndihmon kundër problemeve me sinozitin dhe është i përshtatshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga veshi i mesit.

Mungesa ose ndërprerja afatgjatë dhe e vazhdueshme e gjumit ka shumë pasoja në shëndetin tonë, ndaj përzgjedhja e jastëkut dhe pozicionit të duhur të trupit është e një rëndësie thelbësore./AgroWeb.org

The post Roli i Jastëkut tek Dhimbjet e Qafës – Kujdesi që Duhet të Tregoni appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.