Rrezik pandemie? Rritet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, Tomini: Nuk është agresiv
Muaji shtator ka shënuar rritje të sëmundshmërisë në popullatë. Pas sezonit turistik dhe fillimit të shkollës janë aktivizuar një sërë virozash në qarkullim si dhe janë rritur infektimet nga Covid. Drejtues të Institutit të Shëndetit publik konfirmojnë për A2 se aktualisht Covid-19 po mbizotëron në popullatë kundrejt virozave të tjera. Ndërsa gripi ende nuk ka […]
Muaji shtator ka shënuar rritje të sëmundshmërisë në popullatë. Pas sezonit turistik dhe fillimit të shkollës janë aktivizuar një sërë virozash në qarkullim si dhe janë rritur infektimet nga Covid.
Drejtues të Institutit të Shëndetit publik konfirmojnë për A2 se aktualisht Covid-19 po mbizotëron në popullatë kundrejt virozave të tjera. Ndërsa gripi ende nuk ka sinjale për qarkullim. Ashtu si në Europë edhe në vendin tonë janë në qarkullim nënvariantet e Omicron të koronavirusit.
Megjthatë Tomini thotë se nuk kanë munguar rastet e rënda me Covid si tek të rriturit ashtu dhe në moshat pediatrike. Vetëm javën e fundit janë kryer mbi 5 mijë testime për Covid dhe mbi 1200 raste rezultojnë pozitive. Tirana kryeson për numrin më të lartë të të prekurve tek të gjitha grupmoshat, por rastet pozitive kanë shtrirje në të gjithë vendin./m.j
What's Your Reaction?