Rriten kostot e ndërtimit, u shpenzua për pagat dhe për energjinë!

Tregu i pasurive të paluajtshme mund të vazhdojë të shtrenjtohet. Kjo për faktin se kostot për ndërtimin e pallateve të reja janë rritur në fund të vitit të kaluar, ne nivel 4%. Çmimet në rritje të apartamenteve po ndikohen ndjeshëm nga rritja e kostove të ndërtimit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, treguesi që mat rritjen […]

Mars 7, 2024 - 22:45
 0
Rriten kostot e ndërtimit, u shpenzua për pagat dhe për energjinë!
Reklamë
Reklamë

Tregu i pasurive të paluajtshme mund të vazhdojë të shtrenjtohet. Kjo për faktin se kostot për ndërtimin e pallateve të reja janë rritur në fund të vitit të kaluar, ne nivel 4%.

Çmimet në rritje të apartamenteve po ndikohen ndjeshëm nga rritja e kostove të ndërtimit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, treguesi që mat rritjen e kostot në këtë sektor, u rrit me 4 për qind në tremujorin e katërt të vitit të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat publikohen nga Instituti i Statistikave, i cili nxjerr se rritja e kostove në ndërtim u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve që kompanitë bëjnë për energjinë, por edhe nga paga për punonjësit.

Reklamë
Reklamë

Por, nuk ishin vetëm energjia dhe pagat zërat që i dhanë peshë shtrenjtimit në ndërtim, pasi edhe materialet e ndërtimit erdhën në vendin tonë me cmimë më të lartë se në muajt parardhës.

Kostot janë një nga zërat kryesorë që ndikojnë në çmimin e apartamenteve për qytetarët, ndërsa arsyet e tjera lidhen më taksat që cakton qeveria apo bashkia, si dhe ofertë-kërkesa në tregun e pasurive të paluajtshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.