Rruga drejt grupeve të Conference League: Partizani, Ballkani e Struga rrezikojnë rivalë ‘Big’
Tre skuadra shqiptare kanë mbetur në garë për një vend në grupet e Conference League. Kampionët e Shqipërisë, Partizani, ato të Kosovës, Ballkani dhe të Maqedonisë së Veriut, Struga luajnë takimin e parë të raundit të tretë këtë mesjavë. Nëse kualifikohen, tre skuadrat do të mbërrinin në fazën “play-off”, një hap larg kalimit në fazën […]
Tre skuadra shqiptare kanë mbetur në garë për një vend në grupet e Conference League. Kampionët e Shqipërisë, Partizani, ato të Kosovës, Ballkani dhe të Maqedonisë së Veriut, Struga luajnë takimin e parë të raundit të tretë këtë mesjavë. Nëse kualifikohen, tre skuadrat do të mbërrinin në fazën “play-off”, një hap larg kalimit në fazën e grupeve.
Në rast se eliminojnë Valmiera, Partizani do të gjente përballë një prej humbësve të çifteve, Zrinjski-Breidablik, Karabak-Helsinki dhe Astana-Ludogorets. Rivalë që janë të domosdoshëm për të kuqtë në rast se duan të sprovojnë veten dhe të arrijnë për herë të parë në grupet e një kompeticioni madhor. Kundërshtarë të njëjtë do të peshkojë edhe Struga, por që fillimisht duhet të eliminojë luksenburgasit e Svift Hesper.
Pas suksesit sezonin e shkuar, Ballkani synon ta përsëris edhe këtë herë. Suharekasit sfidojnë modestët e Linkoln këtë mesjavë, ndërsa si rival në fazën play-off do të ketë të eliminuarit e përballjeve, Zalgiris-Hacken dhe Sheriff Tiraspol-Bate Borisov. Bjellorusët janë një rival i njohur për ekipet shqiptare këtë sezon, pasi eliminoi Partizanin në turin e parë kualifikues të Champions League.
/a.r
What's Your Reaction?