Sapo kishte filluar punë të re, shqiptari bie nga 7 metra lartësi dhe vdes, ja dy pistat e hetimit
Një shqiptar 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Bareggio, në Milano të Italisë pasi ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash. Ngjarja ndodhi në një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie, pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm. Fillimisht dyshohet se ka qenë një aksident në punë pasi besohet […]
Një shqiptar 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Bareggio, në Milano të Italisë pasi ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash.
Ngjarja ndodhi në një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie, pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm.
Fillimisht dyshohet se ka qenë një aksident në punë pasi besohet se ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar.
Por sërish ngelet jo plotësisht e qarte arsyeja e rënies së tij nga lartësia.
Por tragjedia ka ndodhur jashtë orarit të punës ka shkaktuar dyshime se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë vetëvrarë.
Sipas mediave italiane, 53-vjeçari ishte i divorcuar mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare.
Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty.
Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen./m.j
What's Your Reaction?