Së shpejti, emrat e dy drejtorëvë të rinj në bashkinë Durrës
Bashkia Durrës pritet të ketë së shpejti dy drejtorë të rinj, përkatësisht në Drejtorinë Ligjore dhe Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore. Në fund të muajit janar, bashkia hapi konkursin për disa vende të lira pune, mes të cilave ishin dhe dy drejtoritë e rëndësishme.
Bashkia Durrës pritet të ketë së shpejti dy drejtorë të rinj, përkatësisht në Drejtorinë Ligjore dhe Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Në fund të muajit janar, bashkia hapi konkursin për disa vende të lira pune, mes të cilave ishin dhe dy drejtoritë e rëndësishme.
Drejtori i fundit ligjor i zgjedhur përmes konkursit në bashkinë Durrës ka qenë Arben Isaku, ndërsa për këtë post do t’i nënshtrohet konkursit me shkrim dhe me gojë, më datë 19 shkurt kandidatja Alneida Rroshi.
Rroshi është e vetmja kandidate në garë dhe sipas gjasave ajo pritet të jetë drejtoresha e re ligjore në institucionin e qeverisjes vendore.
Në drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, për shumë vite me radhë posti i drejtuesit është mbajtur nga Luan Dajko, i cili ka mbushur moshën e pensionit.
Për këtë drejtori janë 2 kandidatë në garë; Roni Shqiopa (ish-drejtor i AKU Durrës, i dorëhequr disa ditë më parë) dhe Denis Shkodra.
Nuk dihet nëse Shqiopa ka dorëzuar dokumentacionin për konkurim që në kohën kur mbante postin e kreut rajonal të AKU-së, apo ka shfrytëzuar ditët e fundit pas dorëheqjes për të bërë procedurat e nevojshme për konkurim.
Dy kandidatët Shqiopa dhe Shkodra do t’i nënshtrohen konkursit me shkrim dhe me gojë më datë 19 shkurt, që do të zhvillohet në bashkinë Durrës.
What's Your Reaction?