Serbët bllokojnë rrugët, protestë për ndalimin e dinarit, paralajmërohen trazira
Serbët e Kosovës do të bllokojnë rrugët për të gjitha automjetet që drejtohen nga shqiptarët nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në
Serbët e Kosovës do të bllokojnë rrugët për të gjitha automjetet që drejtohen nga shqiptarët nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në formë proteste për veprimet e fundit e ndërmarra nga Banka Qendrore e Kosovës.
“Rrugët do të jetë të bllokuara çdo të hënë për tre orë, nga ora 12:00 deri në ora 15:00, derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit serb në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të pallogaritshme”, thuhet në njoftimin e shoqatës së serbëve në Kosovë.
Bllokimi i rrugëve që të çojnë në drejtim të Kosovës vjen pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb.
Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se ky vendim mund të nxisë rikthimin e konfliktit në komunat me shumice serbe në veri të vendit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?