Serbia përfiton 6% të kapacitetit të TAP, Shqipëria asgjë! Afezolli: Duhet rinegociiuar…!

Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as trasit fees nga marrëveshja me TAP. Sipas Afezollit, Shqipëria duhet të rinegociojë marrëveshjen për të gjetur një mënyrë për të marrë kompensim. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Naskë Afezolli tha se Serbia së fundmi do të përfitojë 600 milionë nga kapaciteti i TAP duke […]

Dhjetor 12, 2023 - 15:02
 0
Serbia përfiton 6% të kapacitetit të TAP, Shqipëria asgjë! Afezolli: Duhet rinegociiuar…!
Reklamë
Reklamë

Shqipëria nuk përfiton as gaz dhe as trasit fees nga marrëveshja me TAP. Sipas Afezollit, Shqipëria duhet të rinegociojë marrëveshjen për të gjetur një mënyrë për të marrë kompensim. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Naskë Afezolli tha se Serbia së fundmi do të përfitojë 600 milionë nga kapaciteti i TAP duke ofruar siguri për gazin në vend, ndërsa Shqipëria nuk përfiton asgjë.

“Në 30 vjet në Shqipëri kanë qenë të njëjtët ambasadorë të Serbisë në Shqipëri që me sa duket kanë pasur influencë të jashtëzakonshme për të minuar pasojat pozitive të TAP në Shqipëri. Është një fatkeqësi që Shqipëria nuk përdor asnjë molekulë gazi.

Serbia merr nga kapaciteti i TAP, 600 milionë. Nuk është sasi e vogël, por rreth 6% të kapacitetit. Ndërsa Shqipëria nuk merr asgjë. Zero përfitim. Nga ana ekonomike Serbia zhvillohet ndërsa Shqipëria nuk bën asnjë progres.

Reklamë
Reklamë

Italia merr gaz nga Shqipëria pa paguar asgjë. As trasit fees. Po kështu edhe Greqia. Së fundmi edhe Serbia”, u shpreh Afezolli./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.