SHBA aprovon pilulën për depresionin pas lindjes, ka efekt në 3 ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan ilaçin e parë që trajton depresionin pas lindjes te gratë. Administrata për Ushqim dhe Ilaçe bëri me dije se pilula e re, e quajtur Zurzuvae mund të pihet çdo ditë nga një për dy javë rresht, ndërkohë që efektet e saj janë të dukshme që pas ditës së tretë […]

Gusht 5, 2023 - 18:25
 0
SHBA aprovon pilulën për depresionin pas lindjes, ka efekt në 3 ditë
Reklamë
Reklamë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan ilaçin e parë që trajton depresionin pas lindjes te gratë.

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe bëri me dije se pilula e re, e quajtur Zurzuvae mund të pihet çdo ditë nga një për dy javë rresht, ndërkohë që efektet e saj janë të dukshme që pas ditës së tretë të përdorimit.

Prodhuesi i ilaçit, “Sage Therapeutics and Biogen” tregoi se ai do të dalë për publikun pas disa muajsh, por nuk bëhet me dije se çfarë çmimi do të ketë.

Reklamë
Reklamë

Njësoj si format e tjera të depresionit, depresioni pas lindjes mund të sjellë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi etj.

Sipas FDA, provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tre ditëve, ndërkohë që efekti i tyre zgjat dhe 4 javë të tjera pas dozës së fundit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.