Sherr brenda dhomës së hotelit, venezueliania përfundon te çadrat e lokalit: Pamje pas sherrit në Durrës
Një 22-vjeçare nga Venezuela ka rënë ditën e sotme nga kati i dytë i një Hoteli në Durrës, ,mbi çadrën e një lokali.
Një 22-vjeçare nga Venezuela ka rënë ditën e sotme nga kati i dytë i një Hoteli në Durrës, ,mbi çadrën e një lokali.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 22-vjeçarja D.L pas një zënke me një 39-vjeçar nga Shijaku brenda në dhomën e hotelit, ka rënë mbi çadrat e një lokali.
Ende nuk dihet nëse vajza është hedhur, apo e kanë shtyrë.
Aktualisht bëhet e ditur se si shqiptari ashtu edhe venuzeliania janë në gjendje të mirë, dhe kanë marrë vetëm dëmtime të lehta, të shkaktuara nga zënka me njëri-tjetrin.
Siç duket edhe nga video, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca te policisë dhe ambulanca të cilat kanë zbritur nga çadra e lokalit 22-vjeçaren nga Venezuela.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
What's Your Reaction?