Sherr në Belsh, 62-vjeçari nxjerr armën dhe kanos të moshuarin

Një 65-vjeçar është arrestuar në Belsh, pasi kanosi me armë gjahu, për motive të dobëta, një shtetas dhe kreu veprime që pengojnë zbulimin

Shkurt 12, 2024 - 10:30
 0
Sherr në Belsh, 62-vjeçari nxjerr armën dhe kanos të moshuarin
Reklamë
Reklamë

Një 65-vjeçar është arrestuar në Belsh, pasi kanosi me armë gjahu, për motive të dobëta, një shtetas dhe kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në fshatin Çepë, Belsh, kanë shkuar në adresën e dhënë, me parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. Xh., 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu, shtetasin R. K., 75 vjeç, banues në fshatin Çepë.

Reklamë
Reklamë

Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.

Në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.

Vijon kontrolli për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së gjahut që ka përdorur 62-vjeçari, për kanosjen. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.