Shfaqi probleme shëndetësore, ndërron jetë turisti austriak në Korçë
Një 72-vjeçar nga Austria ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës. Burime pranë këtij spitali thanë se i moshuari ka mbërritur në urgjencën
Një 72-vjeçar nga Austria ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës. Burime pranë këtij spitali thanë se i moshuari ka mbërritur në urgjencën e shërbimit spitalor rreth orës 03:00 me probleme kardiake.
Valter Sceips edhe pse i është dhënë ndihma e parë mjekësore austriaku 72-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Grupi i hetimit po punon për shkaqet e kësaj vdekje. Mësohet se austriaku Valter Sceips një ditë më parë se bashku me një grup atdhetaresh ka ardhur si turist në qytetin e Korçës, ku mësohet se kanë vizituar krahas muzeve të këtij qyteti dhe fshatrat turistikë të juglindjes.
Austriaku mësohet se ndodhet në morgun e këtij spitali
What's Your Reaction?