Shkeli rregullat e privatësisë së BE, TikTok pritet të gjobitet
TikTok do të përballet me gjoba për shkeljen e rregullave të privatësisë deri në fillim të shtatorit për trajtimin e të dhënave të adoleshentëve dhe fëmijëve, sipas burimeve të paidentifikuara me bazë në Bruksel, të njohura me këtë çështje. Rrjeti Evropian i Rregullatorëve Kombëtarë të Privatësisë – Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) […]
TikTok do të përballet me gjoba për shkeljen e rregullave të privatësisë deri në fillim të shtatorit për trajtimin e të dhënave të adoleshentëve dhe fëmijëve, sipas burimeve të paidentifikuara me bazë në Bruksel, të njohura me këtë çështje.
Rrjeti Evropian i Rregullatorëve Kombëtarë të Privatësisë – Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) – zgjidhi të mërkurën mosmarrëveshjet midis agjencive në një hetim mbi platformën popullore të ndarjes së videove të përdorur nga 125 milionë njerëz në BE, raporton Politiko.
Vendimi i tyre nis procedurë në të cilën dënimi përfundimtar dhe masat e tjera të mundshme do të shqiptohen brenda një muaji.
Në vitin 2021, Autoriteti Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave filloi hetimin nëse TikTok respekton privatësinë e fëmijëve në përputhje me kërkesat e rregullores aktuale të privatësisë së BE-së, Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Rregullatori i Irlandës ka nisur procedurat për të përcaktuar nëse aplikacioni në pronësi kineze siguron që parametrat e tij të paracaktuar të mbrojnë mjaftueshëm privatësinë e fëmijëve dhe nëse kompania është mjaft transparente për mënyrën se si i përpunon të dhënat e të miturve.
Një nga pikat më urgjente është edhe praktika e verifikimit të moshës së TikTok, e cila synon të mbajë jashtë platformës së saj të miturit nën moshën 13 vjeç.
What's Your Reaction?