Shkëmbenin drogën në det/ GJKKO lë në burg 6 të arrestuarit, ish policit i gjenden 10 mijë euro në kroskotin e makinës
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit, që u kapën duke trafikuar drogë më 15 gusht. Armando
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit, që u kapën duke trafikuar drogë më 15 gusht. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Numri i personave të shoqëruar ishte mbi 20, mes tyre edhe të mitur, por vetëm 6 janë të arrestuar. Një nga të prangosurit është edhe ish-efektivi i policisë Arlind Ismailukaj. Ndërkohë, ish policit, Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, i janë gjetur 10 mijë euro në kroskotin e makinës.
Drejtuesit e policise thanë se trafikantët, të rrethuar nga policia në det të hapur, dogjën velieren.
Sipas policisë, gomonet me drogë ishin nisur nga bregdeti i Patokut, pasditen e së martes. Veliera e djegur ishte me flamur ukrainas dhe ishte nisur nga Mali i Zi. Grupi që merrej me trafikun e drogës, shkëmbente kanabis me heroinë dhe kokainë. Dyshohet se baza e organizatës ishte në zonën e Fushë-Kuqes ku janë ushtruar edhe disa kontrolle.
What's Your Reaction?