Shkupi ‘qetësohet’ pas paralajmërimit grek, Siljanovska-Davkova: E respektojmë Marrëveshjen e Prespës

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konsideron se nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës kur dha deklaratën solemne në Kuvend dhe kur shqiptoi Maqedoni në vend të emrit kushtetues Maqedonia e Veriut. “E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës. Megjithatë, unë besoj […]

Maj 27, 2024 - 22:10
 0
Shkupi ‘qetësohet’ pas paralajmërimit grek, Siljanovska-Davkova: E respektojmë Marrëveshjen e Prespës
Reklamë
Reklamë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konsideron se nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës kur dha deklaratën solemne në Kuvend dhe kur shqiptoi Maqedoni në vend të emrit kushtetues Maqedonia e Veriut.

“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës.

Megjithatë, unë besoj gjithashtu në lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e vetëidentifikimit dhe lirinë e vetëvendosjes, të cilat nuk mund të jenë vetëm kolektive dhe t’u referohen kombeve, por mund të jenë edhe individuale.

Reklamë
Reklamë

Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehin veten dhe unë nuk shikoj se këtu e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës”, ​​tha Siljanovska-Davkova./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.