Shoqërohet në polici bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë në Durrës

Bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë në Sukth është shoqëruar në policinë e Durrësit. Sipas burimeve, dyshohet se e ka shtyrë për të ndërmarrë këtë akt. Më herët sot, sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, vëllezërit e 41-vjeçares Bedrie Loka, deklaruan se bashkëshori i saj, i cili ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi […]

Janar 6, 2024 - 10:57
 0
Shoqërohet në polici bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë në Durrës
Reklamë
Reklamë

Bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë në Sukth është shoqëruar në policinë e Durrësit.

Sipas burimeve, dyshohet se e ka shtyrë për të ndërmarrë këtë akt.

Më herët sot, sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, vëllezërit e 41-vjeçares Bedrie Loka, deklaruan se bashkëshori i saj, i cili ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi në datë 27 dhjetor, për festa, ishte i dhunshëm dhe shumë i ashpër me të dhe mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes.

Nënë e katër fëmijëve, ajo humbi jetën në 2 janar, pasi piu fotoksinë, ndërsa dyshohet si shkak kryesor profilet denigruese në TikTok.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ishte me 2 djemtë dhe bashkëshortin, të cilët thanë para uniformave blu se nuk e panë gruan të pinte helm. Në momentin e parë as fëmijët dhe as bashkëshorti nuk u shprehën në lidhje me shqetësimet që mund të kishte pasur 41-vjeçarja. Kur janë ripyetur, kanë treguar mbi profilet false, që përdornin fotot e saj me gjuhë denigruese.

Reklamë
Reklamë

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe celulari i 41-vjeçares dhe po punohet me deklarimet e te afërmve të saj.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.