Shoqërohet personi i dyshimtë te Kuvendi, i dorëzoi policisë pasaportë tjetër
Policia ka shoqëruar një person i cili ka bërë disa lëvizje të konsideruara të dyshimta përballë kryesisë së Kuvendit. Sipas gazetarit të Euronews Albania, Ardit Hoxha ai ka qëndruar për rreth 30-40 minuta përballë kryesisë së kuvendit, garda e republikës ka njoftuar një patrullë të policisë e cila pasi i kërkoi mjetin e identifikimit këtij […]
Policia ka shoqëruar një person i cili ka bërë disa lëvizje të konsideruara të dyshimta përballë kryesisë së Kuvendit.
Sipas gazetarit të Euronews Albania, Ardit Hoxha ai ka qëndruar për rreth 30-40 minuta përballë kryesisë së kuvendit, garda e republikës ka njoftuar një patrullë të policisë e cila pasi i kërkoi mjetin e identifikimit këtij personi, e ka shoqëruar atë drejt komisariatit.
Ky veprim është bërë pasi se pasaporta që i dha policëve, nuk ishte e tija pas verifikimit që u bë në sallë.
“Dy efektivët e policisë u thirrën nga garda, ata kanë marrë mjetin e identifikimit të personit në fjalë dhe kanë bërë një kontroll të çantës që ai kishte, ata e kanë shoqëruar në komisariat, për të kryer procedurat e mëtejshme që parashikon kodi penal, sigurisht nëse kanë gjetur diçka të dyshimtë gjatë kontrollit”,-tha gazetari Ardit Hoxha.
/f.s
What's Your Reaction?