Shpallet e paligjshme protesta kundër Netanjahut, shpërndahen me dhunë manifestuesit
Policia izraelite ka arrestuar dhjetëra persona në protestën e fundit në Tel Aviv kundër qeverisë së kryeministrit Netanyahu. Teksa protestuesit refuzuan thirrjet për t’u shpërndarë, policia e shpalli protestën të paligjshme dhe filloi të përdorte topa uji për të larguar njerëzit që kishin bllokuar rrugët. Protesta në Izrael ka pasur pothuajse në rrugët e qyteteve […]
Policia izraelite ka arrestuar dhjetëra persona në protestën e fundit në Tel Aviv kundër qeverisë së kryeministrit Netanyahu.
Teksa protestuesit refuzuan thirrjet për t’u shpërndarë, policia e shpalli protestën të paligjshme dhe filloi të përdorte topa uji për të larguar njerëzit që kishin bllokuar rrugët.
Protesta në Izrael ka pasur pothuajse në rrugët e qyteteve kryesore të vendit, me pakënaqësinë gjithnjë e në rritje ndaj qeverisë për reagimin ndaj Hamasit dhe paaftësisë së saj për të liruar pengjet.
Zërat kundër kryeministrit Netanjahu janë shtuar dhe në kabinetin qeveritar, ku disa ministra kërcënojnë se do të largohen nëse nuk shpallet një plan i qartë për mënyrën se do të vijojnë të sillet Izraeli në Gaza pas luftës.
/a.r
What's Your Reaction?