“Shpërblimi”/ Berisha ndan postet: Bardhi kryetar i grupit të “Foltores”, Noka Sekretar i Përgjithshëm
Përballë maxhorancës që preferon Lulzim Bashën si drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka kuptuar se nuk ka më kohë për ta zgjidhur me garë, siç ishte shprehur më parë kur ishte pyetur për emrin e Gazment Bardhit. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të […]
Përballë maxhorancës që preferon Lulzim Bashën si drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka kuptuar se nuk ka më kohë për ta zgjidhur me garë, siç ishte shprehur më parë kur ishte pyetur për emrin e Gazment Bardhit.
Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.
“Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.
Njësoj shpjegon edhe bllokimin në Gjykatën e Lartë të procesit për legjitimitetin e vulës së PD-së.
Ngritjen e qytetarëve në protestë e konsideron si jetike dhe premton se këtë herë tubimet që do të organizohen prej tij do të jenë të një natyre tjetër.
Një reagim e pati edhe për operacionin e fundit të Policisë së Shtetit të koduar “Tempulli” duke e quajtur blof.
What's Your Reaction?