Shpërthimi në Durrës, mesazh për Koçiljen për vrasjen e fqinjit. Policia sekuestron kamerat e sigurisë
Shpërthimi me tritol në banesën e Ilir Koçiljës në qytetin e Durrësit mbrëmjen e 26 shkurtit, për policinë ka qenë një mesazh që i është dhënë Koçiljës pasi ky para dy javësh vrau fqinjin e tij. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin, ndërsa janë shoqëruar në polici dhe […]
Shpërthimi me tritol në banesën e Ilir Koçiljës në qytetin e Durrësit mbrëmjen e 26 shkurtit, për policinë ka qenë një mesazh që i është dhënë Koçiljës pasi ky para dy javësh vrau fqinjin e tij.
Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin, ndërsa janë shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje disa persona.
Nga shpërthimi i tritolit u shkaktuan vetëm dëme materiale, ku është shembur një pjesë e murit të dritares, kangjella prej hekuri si dhe është dëmtuar edhe një makinë që ishte e parkuar pranë banesës së Koçiljës.
Dy javë më parë, Koçilja qëlloi me thikë duke lënë të vdekur në vend fqinjin 46-vjeçar Halil Koka për shkak të sherri të momentit për një vend parkimi.
Ilir Koçilja është lënë në burg, ndërsa ka deklaruar në sallën e gjyqit se kishte konflikte të vazhdueshme me viktimën dhe shkak ishte zënia e hapësirës së parkimit nga autovetura e tij.
/a.r
What's Your Reaction?