“Shqipëria do falimentonte po të paguante ç’kanë vjedhur shqiptarët në 20 vite këtu”, Ermal Meta replikon me gazetarin italian për komentin racist

Një gazetar italian ka shpërthyer në komente raciste pas incidentit me turistët italianë në Berat, të cilët u larguan pa paguar nga një restorant. Gazetari Tommaso Cerno shkruan në rrjetin social Twitter se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë një gjest të mirë duke paguar faturën e tyre, por shton se nëse Shqipërisë do t’i […]

Gusht 21, 2023 - 09:41
 0
“Shqipëria do falimentonte po të paguante ç’kanë vjedhur shqiptarët në 20 vite këtu”, Ermal Meta replikon me gazetarin italian për komentin racist
Reklamë
Reklamë

Një gazetar italian ka shpërthyer në komente raciste pas incidentit me turistët italianë në Berat, të cilët u larguan pa paguar nga një restorant.

Gazetari Tommaso Cerno shkruan në rrjetin social Twitter se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë një gjest të mirë duke paguar faturën e tyre, por shton se nëse Shqipërisë do t’i duhej të paguante vjedhjet që kanë bërë shqiptarët në 20 vite, do të falimentonte si shtet.

“Gjest i bukur nga Meloni për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga qytetarët shqiptarë, ajo do të falimentonte”, shkruan ai.

Reklamë
Reklamë

Përgjigjen ia ka kthyer këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta.

“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara drejt Perëndimit (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm.

Vendet e zakonshme shpesh maskohen si ironi, por është kur ata vrenjtin vetullat që tregojnë veten për atë çka janë.

Domethënë pak. Dhe me vjen keq sepse mendoj se je njeri shume inteligjent”, i përgjigjet Meta.

Ky gazetar duket se ka mllef të madh me shqiptarët, pasi vetëm pak çaste më pas ka shpërndarë disa postime nga mediat italiane ku flet për “anën e errët të Shqipërisë turistike”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.