‘Shqipëria, Kosova, Maqedonia s’kanë lidhje me Euro 2024’: ish-legjenda franceze i ashpër me vendet e vogla
Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry ka bërë një deklaratë tepër kritike në emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC. Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit. “I shikoj ndeshje pas ndeshje shtete si Gjeorgjia, Estonia, Azerbajxhani, Mali i Zi, Lituania, […]
Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry ka bërë një deklaratë tepër kritike në emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC. Francezi 51-vjeçar shprehet se skuadra të vogla përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën nuk kanë lidhje me një kampionat prestigjoz si ai i Europianit.
“I shikoj ndeshje pas ndeshje shtete si Gjeorgjia, Estonia, Azerbajxhani, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistani, San Marino, Moldavia, Shqipëria, Malta, Maqedonia e Veriut… Të gjitha këto skuadra janë të kota… Kosova, Andorra, Armenia . .. nuk duhet t’i shohim kurrë!”, deklaroi francezi. Por ajo që thotë Dugarry nuk qëndron, pasi që Shqipëria dhe Sllovenia e kanë siguruar nga një biletë për Euro 2022.
Fitorja e thellë e Francës 14-0 me Gjibraltarin ka bërë që ai të jetë kritikë ndaj kombëtareve më të vogla, që luajnë në kualifikime. “Është një ndeshje që do të mbetet në libra, por që mbetet anekdodë. Është një rekord, por një rekord qesharak. Më pas, unë ngul këmbë dhe nënshkruaj, të gjitha këto ndeshje ‘kikiriku’ nuk kanë asnjë dobi, janë për t’i lodhur djemtë, për të lënduar disa prej tyre”, tha Christophe Dugarry.
/a.r
What's Your Reaction?