Shqipëria njeh rivalët e Ligës së Kombeve, cilët janë kundërshtarët e kuqezinjve
Nga Ervin Sina Shqipëria do të luajë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Shorti i hedhur
Nga Ervin Sina
Shqipëria do të luajë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Shorti i hedhur në Paris i vuri kuqezinjtë në grupin B1 duka shmangur Anglinë që ishte kundërshtari më i fortë i mundshem.
Në mesin e rivalëve është Çekia, së cilës i morëm katër pikë në fushatën e fundit eliminatore të Euro 2024.
Ukraina është një kundërshtar jo i lehtë, por që ndeshjet i luan në fushë asnjëanëse, ndërsa Gjeorgjia në letër duket rivali më i lehtë.
Ndërkohë Kosova që është pjesë e ligës C do të ketë punë me Rumaninë, Qipron dhe një mes Lituanisë ose Gjibraltarit.
Në Ligën A, ku përplasen ekipet më të forta, grupi A2 rezervoi shortin më të fortë pasi do të përballen Italia, Franca, Belgjika dhe Izraeli./vizionplus.tv
What's Your Reaction?