Shqipëria përplaset me Rusinë/ Ministri i Jashtëm Hasani i kujton Lavrovit tanket pushtuese

Për herë të parë këshilli ministerial i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka nxjerrë në pah ndasitë e mëdha mes perëndimit

Nëntor 30, 2023 - 18:13
 0
Shqipëria përplaset me Rusinë/ Ministri i Jashtëm Hasani i kujton Lavrovit tanket pushtuese
Reklamë
Reklamë

Për herë të parë këshilli ministerial i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka nxjerrë në pah ndasitë e mëdha mes perëndimit dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.  Shqiperia eshte perplasur me Rusine per shkak te pretendimeve te Kremlinit ne lidhje me pavarsine e kosoves.

 

Samiti i 30 i OSBE i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut eshte shoqëruar me tensione dhe replika fillimisht për shkak të pranisë në sallë të ministrit të Jashtëm , Sergej Lavrov. Ndërsa ai mori fjalën disa ministra të vendeve pjesëmarrëse bojkotuan, duke lënë karriget e tyre e duke dalë nga salla. Lavrov akuzoi anëtarët dhe organizatën se është kthyer në vegël të bashkimit Europian.

Reklamë
Reklamë

 

SERGEI LAVROV

MINISTER I JASHTEM U RUSISE

 

“Është faji juaj që keni sjellë këtë ndasi të OSBE-së, vetë iniciatorët e kësaj ideje janë duke e vrarë OSBE-në. Ka qenë tradicionale që ne të mbanim fjalime pozitive por kjo nuk po ndodh më, sepse OSBE është bërë vegël e BE-së”

 

Duke kritikuar bombardimin e Serbise shefi i diplomacise ruse akuzoi vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian se shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së.

 

Në vitin 1999, NATO kreu agresion brutal kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu mor Kosova pa asnjë referendum.

 

Deklarateve te Lavrov iu pergjigj ashper ministri i jashtem i Shqiperise Igli Hasani  i cili i kujtoi Rusise qendrimet e saj nder vite dhe nderhyrjet ushtarake ne vende te ndryshme sovrane qe nga koha e bashkimit sovjetik.

 

Të njëjtin mesazh deformues dëgjuam pak minuta më parë. Të njëjtat fjalë si në vitet 1956, 1968, 2008, 2014, 2022. Pastaj ata dërgojnë tanket e tyre. Ndërkohë, konflikte dhe kriza të tjera, sfera e kërcënimeve transnacionale, terrorizmi, krimi i organizuar, ekstremizmi i dhunshëm dhe krimi kibernetik, si dhe efektet negative të ndryshimeve klimatike në siguri, vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje dhe vështirësi për shumë nga 1 miliardë njerëz që mbulon ombrella e OSBE-së. Ato shkaktojnë një dëm të madh edhe për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.

 

Ndërsa ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i bëri thirrje Moskes t’i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së.

 

Më herët gjatë fjalës së tyre kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, dhe ministri i Jashtëm, Bujar osmani, si pritës të samitit kërkuan ndalimin e luftës në Ukrainë dhe konsensus për kryesinë e radhës së OSBE.

 

Për samitin e  OSBE në Shkup mbërritën një natë më parë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken si dhe shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell, por të dy diplomatët u larguan nga vendi, duke shmangur kështu takimin dhe qëndrimin në të njëjtën sallë me ministrin rus Segrei Lavrov. Për shkak të pranisë së tij, samitin e bojkotuan edhe Ukraina e vendet baltike.

 

Lavrov mbërriti në Shkup pas mesnate, duke fluturuar mbi Turqi dhe Greqi pasi Bullgaria bllokoi udhëtimin e diplomatit rus për shkak të zëdhënëses së diplomacisë ruse Marija Zaharova, e cila ndodhet në listën e sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.