Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke bërë që vitin e kaluar të arrihej një bum turistik prej 10.1 milionë vizitorësh. Çmimet e lira në raport me shtetet europiane si dhe gastronomia janë gjithashtu ndër elementët kryesorë […]

Mars 15, 2024 - 22:05
 0
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti
Reklamë
Reklamë

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj vit pas viti, për shkak të plazheve të bukura, pesiazheve malore, klimës si dhe qendrave historike, duke bërë që vitin e kaluar të arrihej një bum turistik prej 10.1 milionë vizitorësh.

Çmimet e lira në raport me shtetet europiane si dhe gastronomia janë gjithashtu ndër elementët kryesorë të rritjes së interesit. Përpos përfitimeve të ekonomisë në tërësi, strukturave akomoduese, nga bumi turistik ka përfituar ndjeshëm edhe industria ushqimore, duke bërë që prodhuesit të shesin produktet e tyre si dhe të nxiten që të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella. Numri në rritje i turistëve, që këtë vit parashikohet të arrijë në 14 milionë, vë nën presion prodhuesit për të ofruar më shumë me qëllim përballimin e tyre.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, ka bërë me dije se konsumi pritet të arrijë në 1.2 miliardë dollarë, çka është një shifër domethënëse për këtë industri si dhe përkthehet në rritje të të ardhurave për mijëra familje rurale dhe biznese.

Reklamë
Reklamë

“Dua të kujtoj këtu që 980 milionë dollarë ofertë ushqimore si rezultat i 10.5 milionë turistëve, ndoshta 14 milionë turistë të këtij viti do ta çojnë në 1.2 miliardë dollarë presionin e ofertës ushqimore, të bëj që të mos lëmë pa vëmendje dhe kushtet dhe standardet e cilësisë për tregun e brendshëm.

Duke filluar nga mënyra se si akreditohen të gjithë institucionet përgjegjëse për analizat dhe këtu dua të sjell në vëmendje punën e padiskutueshme që bën ISUV. Përtej faktit dhe objektivit që 4300 analiza nuk mund të jenë të akredituara në Shqipëri brenda një harku kohor shumë të shkurtër, po 1300 janë.

Nga ana tjetër të krijojmë një mbështetje dhe një udhërrëfyes për të gjithë bizneset si të shkojnë drejt akreditimit të këtyre proceseve në mënyrë që të punojmë në dy drejtime, nga njëra anë pjesa e legjislativit me ligjet, pjesa e ekzekutivit me infrastrukturë dhe biznesi me qasjen ndaj investimeve të duhura dhe protokolleve të duhura dhe kështu të përfitojë në fund konsumator dhe produkti Made in Albania” deklaroi ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit ku u diskutua mbi ecurinë e plotësimit të reformave për anëtarësimin në BE, Ministrja Denaj tha gjithashtu se synim është gjithashtu rritja e eksporteve të produkteve shqiptare dhe depërtimi i tyre në tregje elitare. Vlera e eksporteve në fund të 2023 arriti në 570 milionë Euro me gati 64.5 milionë Euro rritjen nga një vit në tjetrin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.