Shqipërisë i kërkohet të caktojë një normë tavan për transaksionet në para cash
Për të blerë një automjet, apartament, apo çdo mall e shërbim tjetër të kushtueshëm, shqiptarët mund të paguajnë kesh të gjithë shumën, pavarësisht se sa e lartë mund të jetë ajo. Por, për mekanizmin e Komisionit Europian, Moneyval, mungesa e një limiti për pagesat “në dorë” krijon shtigje të pastrimit të parave, ndaj lipset nevoja […]
Për të blerë një automjet, apartament, apo çdo mall e shërbim tjetër të kushtueshëm, shqiptarët mund të paguajnë kesh të gjithë shumën, pavarësisht se sa e lartë mund të jetë ajo.
Por, për mekanizmin e Komisionit Europian, Moneyval, mungesa e një limiti për pagesat “në dorë” krijon shtigje të pastrimit të parave, ndaj lipset nevoja për caktimin e një norme tavan.
“Kjo nuk është një masë apo propozim që vjen vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet që kanë sasia të larta të parave jashtë sistemit bankar”, shpjegon Gjokutaj.
Aktualisht, legjislacioni shqiptar përmban kufizimin për pagesat “cash” vetëm për bizneset të cilat janë të fiksuara në maksimalisht 150 mijë lekë.
What's Your Reaction?