Shtëpia e tij në Fushë Kuqe bazë për grupet kriminale, por pronari e mohon. Lihet në burg
Aleks Lulashi, 40-vjeçari i arrestuar nga Policia e Lezhës dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte vënë banesën e tij në dispozicion të grupeve kriminale (Lexo më shumë), ka dalë këtë të enjte para gjykatës. Ai u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, e cila u la në fuqi nga gjykata e […]
Aleks Lulashi, 40-vjeçari i arrestuar nga Policia e Lezhës dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte vënë banesën e tij në dispozicion të grupeve kriminale (Lexo më shumë), ka dalë këtë të enjte para gjykatës. Ai u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, e cila u la në fuqi nga gjykata e Lezhës.
Në seancë, 40-vjeçari Lulashi mohoi që të kishte lidhje me grupet kriminale. Sa u përket mjeteve, e sendeve të tjera mes të cilave edhe eksploziv, që u gjetën në shtëpinë e tij, ai pretendoi se i kishte për shitje.
Zbulimi i kësaj baze erdhi pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, ku pas kontrolleve të ushtruara u gjet 1 makinë me shasi të dëmtuar, 5 motor me fuqi të lartë, të dyshuar të vjedhur, 4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë.
Krahas automjeteve dhe motorëve, policia sekuestroi edhe 400 gramë eksploziv, maska, doreza dhe skafandra motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.
/a.r
What's Your Reaction?