Shtohen 36 mijë kontribues në skemën e pensioneve, rriten të ardhurat me 7.6 mld lekë, bie subvencioni nga shteti

Numri i kontribuuesve në skemën e pensioneve është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në 6-mujor janë shtuar 36.802 kontribues të rinj, duke e çuar numrin total në mbi 789 mijë, ku përfshihen subjektet publike, private, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimet vullnetare.  […]

Shtator 25, 2023 - 08:50
 0
Shtohen 36 mijë kontribues në skemën e pensioneve, rriten të ardhurat me 7.6 mld lekë, bie subvencioni nga shteti
Reklamë
Reklamë

Numri i kontribuuesve në skemën e pensioneve është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në 6-mujor janë shtuar 36.802 kontribues të rinj, duke e çuar numrin total në mbi 789 mijë, ku përfshihen subjektet publike, private, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimet vullnetare.  E ndarë sipas subjekteve, peshën më të madhe me afro 64 % e zënë kontributet nga subjektet private dhe 20.1 për qind subjektet publike. Ndikimin më të madh në numrin e shtuar të kontribuesve e zënë fermerët dhe subjektet private, përkatësisht me afro 19 mijë dhe 14 mijë individë më shumë. Ky trend pozitiv në rritjen e kontribuesve, por nga ana tjetër edhe rritja e pagës minimale dhe maksimale mbi të cilën paguhen detyrimet e të punësuarve, kanë ndikuar edhe vjeljen e më shumë të ardhurave nga skemën e sigurimeve shoqërore, duke ulur rrjedhimisht deficitin. Konkretisht të ardhurat nga subjektet juridike dhe fizike, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimi vullnetar janë rritur me 7.6 miliardë lekë në 6 mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në total janë arkëtuar afro 57 miliardë lekë.  Subvencioni i skemës nga buxheti i shtetit në 6 mujor regjistrohet në 8.8 miliardë lekë, me një ulje prej 4 miliardë lekësh.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.