Shtohen sëmundjet e veshkave, mjekët: Një në shtatë persona shfaqin probleme

1 në 7 persona në vendin tonë vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Mjekët nefrologë thonë se vitet e fundit vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve. “1 në 7 adult janë tashmë të diagnostifikuar me sëmundje të veshkave. Alarmi kryesor është në rritjen progresive të numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike të […]

Mars 16, 2024 - 16:45
 0
Shtohen sëmundjet e veshkave, mjekët: Një në shtatë persona shfaqin probleme
Reklamë
Reklamë

1 në 7 persona në vendin tonë vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Mjekët nefrologë thonë se vitet e fundit vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve.

“1 në 7 adult janë tashmë të diagnostifikuar me sëmundje të veshkave. Alarmi kryesor është në rritjen progresive të numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave”, shprehet nefrologia Marsida Duli per Vizion Plus.

Sipas bluzave të bardha, diabeti dhe hipertensioni janë dy shkaqet kryesore që sjellin dëmtim kronik të veshkave. Ndërkohë që grupmosha më në risk është ajo pas 50-vjeç, moshë tek e cila shfaqen edhe patologji të tjera.

Reklamë
Reklamë

“Diabeti është armiku kryesor dhe zë vendin e parë si shkaktar për dëmtimin e veshkave, obeziteti etj. Flasim për një grupmoshë 50 vjeç e sipër po vitet e fundit me shtimin e rasteve të sëmundjeve të tjera shkaktare mosha mesatare sa vjen edhe zvogëlohet. E rëndësishme është depistimi dhe dignostifikimi në mënyre të mos shkaktohen sëmundje kronike dhe përparimi drejt stadeve të jetë sa më i ngadaltë”, thotë ajo.

Mjekët thonë se shqiptarët konsumojnë pak ujë, një nga shkaqet e krijimit të kripërave dhe gurëve në veshka. Ndërsa sipas OBSH rreth 850 milionë persona në mbarë botën vuajnë nga sëmundjet e veshkave./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.