Shtrenjtimi i qirave do të vazhdojë: U rritën me 10% në Tiranë, shkak euro dhe të huajt

Çmimi i referencës tashmë i rritur për taksën e pronës, kërkesa e lartë për apartamente me qira, rritja e popullsisë së huaj qe banon në Tiranë, por edhe rënia e euros në raport me lekun kanë rritur me 20% qiratë gjatë vitit 2023.  “Jetoj në zonën e Brrylit, qiranë e paguaj 300 mijë lekë të […]

Shtator 17, 2023 - 20:47
 0
Shtrenjtimi i qirave do të vazhdojë: U rritën me 10% në Tiranë, shkak euro dhe të huajt
Reklamë
Reklamë

Çmimi i referencës tashmë i rritur për taksën e pronës, kërkesa e lartë për apartamente me qira, rritja e popullsisë së huaj qe banon në Tiranë, por edhe rënia e euros në raport me lekun kanë rritur me 20% qiratë gjatë vitit 2023.

 “Jetoj në zonën e Brrylit, qiranë e paguaj 300 mijë lekë të vjetra, 1+1, por vilë private”.

Reklamë
Reklamë

Nëse do doje të shkëputeshe nga shokët për të jetuar vetëm, e përballon qiranë në raport me pagën që merr?

“350, 1+1, për ne është ok, se jeni 3 goca që jetojmë bashkë”, thanë qytetarët.

Në zonën e Brrylit një apartament 1+1 kushton 300-350 mijë lekë të vjetra, një çmim ky i pranueshëm për ato studentë të cilët strehohen bashkë me studentë të tjerë, por sa i përballueshëm bëhet ky çmim për ata të cilët jetojnë vetëm apo me një partner?

 “Le ta themi që përqindja më e madhe arrijnë të mbijetojnë.  Të duhet të paktën të bësh dy punë që të rrisësh pak standardin e jetesës, të dalësh, ndonjëherë disi dhe të kursesh…”

Nëse do zgjidhni të jetoni në zemër të qytetit, këtu qiraja bëhet edhe më e vështirë. Në zona si Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, apo Stadiumi Dinamo, çmimi më i ulët nis me 450 Euro.

 “Varion te 400- 500 Euro. Nuk është e përballueshme për zonën këtu”

“Një apartament 1+1 tek pallati që jetojë unë është 300-400€ , 2+1 500 Euro e sipër”, theksojnë qytetarët.

Por përpos çmimeve shumë të kripura të qirave, kushtet e agjencive imobiliare i detyrojnë qiramarrësit të nxjerrin nga xhepi njëherësh një shumë prej 1000-1500 Euro, si depozitë dhe paradhënie për shtëpinë e marrë, e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për këtë kategori

 “Kushtet e agjencive kryesisht në Tiranë janë që minimumi i kontratës duhet të jetë 1 vjeçare, dhe paradhënia duhet të jetë 3 muaj, nga të cilat përfshihet, muaji i parë i qirasë, muaji i fundit dhe një muaj depozitë, për garanci për amortizimin apo dëmtimin e mobiljeve”, tha agjenti imobiliar, Erion Alimema.

Pyetjes nëse do të ketë një stabilizim të çmimit të qirave në kryeqytet agjentët imobiliar i përgjigjen kështu;

 “Aktualisht kërkesa vazhdon ta jetë e lartë dhe nuk mendoj që do ketë së shpejti stabilizim apo ulje të qirave, sepse të gjitha komplekset e reja që janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt do jenë të banueshme, qiratë do jenë akoma më të larta së ç’janë aktualisht”, shtoi Alimema.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.