“Shumë të droguar, në psikiatri”/ Mjekët në Elbasan: Përdorimi i lëndëve narkotike po shkatërron të rinjtë
Në spitalin psikiatrik të Elbasanit është rritur numri i të rinjve që shtrohen me probleme të shëndetit mendor. Mjekët thonë se arsyeja kryesore
Në spitalin psikiatrik të Elbasanit është rritur numri i të rinjve që shtrohen me probleme të shëndetit mendor. Mjekët thonë se arsyeja kryesore është konsumimi i lëndëve narkotike për një kohë të gjatë.
ANDI ANDONI
Reklamë Reklamë MJEK PSIKIATËR
Shkaku kryesor i shtimit të rasteve të shtrimit, është konsumimi i lëndëve të ndryshme narkotike për një kohë të gjatë, alkoolit, një jetë sedentare, po vlen për tu theksuar edhe efekti që ka dhënë temperaturat e larta.
Aktualisht në spitalin psikiatrik të Elbasanit numri i të rinjve që marrin trajtim të specializuar, është i konsiderueshëm.
ANDI ANDONI
MJEK PSIKIATËR
Ne kemi një numër të shtuar të rasteve që kërkojnë ndihmë dhe trajtim, këto janë raste që kërkojnë shumë vëmendje mjekësore.
Mjeku këshillon që për çdo anomali që mund të vërehet në stilin normal të jetës njerëzit t’i drejtohen një psikologu.
ANDI ANDONI
MJEK PSIKIATËR
Në momentin që dikush vë re se ka diçka që nuk shkon në jetën e tij të përditshme atëherë duhet direkt që të kërkojë ndihmën e një psikologu.
Aktualisht në spital kapacitetet janë drejt mbushjes, pasi numri i personave të shtruar arrin në 315.
What's Your Reaction?