Si ka ndryshuar kombëtarja shqiptare dhe kush është trajneri më i mirë, Shkëmbi: Jemi surprizuar nga rezultatet, s’ka vend për kritika
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Bledi Shkëmbi, sot në rolin e trajnerit por dhe të analistit, ka bërë një “skaner” të kuqezinjëve, se si
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Bledi Shkëmbi, sot në rolin e trajnerit por dhe të analistit, ka bërë një “skaner” të kuqezinjëve, se si ka qenë ky vit për ta.
I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, Shkëmbi tha se nuk ka vend për ktitika te kombëtarja aktuale.
I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cili ëhstë trajneri më i mirë që ka patur kombëtarja, Shkëmbi theksoi se trajneri actual Silvinjo ka treguar sumë personalitet, por çdo trajneri ka vënë “tullën” e tij te kjo kombëtare.
Pjesë nga intervista:
Brikena Prifti: Si të dukej dikur kombëtarja dhe sot?
Bledi Shkëmbi: Unë mendoj se po ka një diferencë. Ka qenë e vështirë të bënim një kombëtare të fortë për shkak të kushteve të stërvitjes, sot kemi kushte bashkohore. FSHF ka punuar shumë, qeveria po i jep sportit një shtysë shumë të mirë.
Brikena Prifti: Si e sheh ti kombëtaren sot, a ke kritika?
Bledi Shkëmbi: Për të qenë i sinqertë në futboll duhet të ketë gjithmonë kritika, por stafi ka dalë jashtë parashikimeve. Ne nuk i kemi pritur këto rezultate. Trajneri meriton vetëm nota pozitve, jo vetëm për rezultatet, pro edhe për momentet se si e ka menaxhuar në momente kritike. Është e kotë të merremi me kritika.
Brikena Prifti: Duhet thënë se ndër vite kombëtarja ka ndryshuar. Kë do të zgjidhje si trajner?
Bledi Shkëmbi: Kjo pjesa e trajnerit është më shumë me rezultatet. Unë mendoj se të gjithë trajnerët kanë vënë nga një tullë për të qenë sot këtu ku jemi.
/Vizionplus.tv/
What's Your Reaction?