Si të Pastroni dhe Qëroni Preshin – Hapat që Duhet të Dini
Një nga gjërat kryesore që të gjithë bëjmë kur kemi blerë perime apo fruta, është t’i lajmë. Shpesh mjaftohemi me larjen e tyre në ujë të bollshëm e më pas në vendosjen e tyre në frigorifer. Por ka disa perime të cilat kërkojnë një tjetër metodë pastrimi. Diçka e tillë vlen për preshin. Duke qene […] The post Si të Pastroni dhe Qëroni Preshin – Hapat që Duhet të Dini appeared first on AgroWeb.
Një nga gjërat kryesore që të gjithë bëjmë kur kemi blerë perime apo fruta, është t’i lajmë.
Shpesh mjaftohemi me larjen e tyre në ujë të bollshëm e më pas në vendosjen e tyre në frigorifer.
Por ka disa perime të cilat kërkojnë një tjetër metodë pastrimi. Diçka e tillë vlen për preshin.
Duke qene se nuk ka shumë që sezoni i tij ka nisur, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë duke ju treguar ç’duhet të bëni.
Si të Pastroni dhe Qëroni në Mënyrën e Duhur Preshin
Prisni Rrënjët
Zakonisht të gjithë fillojmë më larjen e perimeve, por tek preshi ju duhet që të hiqni rrënjët.
Duke qenë se rrënjët janë pikërisht ato që mbajnë sasinë më të madhe të dheut, largimi i tyre jua lehtëson punën.
Qëroni Bishtat në Mënyrën e Duhur
Siç e dimë preshi përbëhet nga dy pjesë, nëse do t’i quanim kështu.
Pjesa e kokës e cila ka ngjyrë të bardhë, dhe bishtat të cilat janë me ngjyrë të gjelbër.
Bishtat e preshit nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime në formën e gjetheve.
Edhe në këtë pjesë mblidhen papastërti të shumta që vijnë si rezultat i korrjes apo transportimit ë tyre.
AgroWeb.org ju këshillon që të qëroni gjethet qe dëmtuara apo që kanë ngjyrë të verdhë.
Madje nëse doni të jeni më të sigurt, prisni rreth 8-10 cm nga bishtat e tyre.
Shpëlani me Ujë të Bollshëm Bishtat
Filloni t’i shpëlani një e nga një.
Tregoni kujdes tek gjethet, duke i hapur dhe vendosur poshtë rrjedhës së ujit.
Nëse ju duken pak të fortë, mund të hiqni disa nga shtresat e para të cilat zakonisht janë dhe më të trashat.
Pritini, Lërini në Ujë dhe Shpëlajini
Kur përgatisni receta si supa, byrekë apo burani me presh, madhësia ka shumë rëndësi.
Filloni të prisni preshin në rrathë të hollë duke nisur nga kokat.
Futini në një tas të mbushur me ujë dhe ndërrojani disa herë.
Pasi t’i kulloni ujin, AgroWeb.org ju këshillon që t’i thani me pecetë kuzhine.
Si Duhet ta Ruani Preshin
Frigoriferi është vendi i duhur për të ruajtur preshin që e keni pastruar e qëruar.
Nëse nuk do të përgatisni supë, byrek apo burani, mjafton t’i prisni në gjysmë perimet dhe t’i mbështillni me qese kuzhine.
Nëse e doni për receta, futeni të prerë në rrathë nëpër qese kuzhine ose enë dhe vendosini në frigorifer ose ngrirje./AgroWeb.org
The post Si të Pastroni dhe Qëroni Preshin – Hapat që Duhet të Dini appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?