Si të Përdorni Aloe Verën për Problemet me Lëkurën e Fytyrës

Aloe Vera njihet tashmë për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Tek vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës. Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht aloe verën. Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe […] The post Si të Përdorni Aloe Verën për Problemet me Lëkurën e Fytyrës appeared first on AgroWeb.

Tetor 25, 2023 - 12:35
 0
Si të Përdorni Aloe Verën për Problemet me Lëkurën e Fytyrës
Reklamë
Reklamë

Aloe Vera njihet tashmë për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Tek vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës.

Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht aloe verën.

Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura.

Reklamë
Reklamë

AgroWeb.org ju sjell disa mënyra praktike për përdorimet e aloe verës për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe që shkëlqen.

Për lëkurë të thatë

Xheli i  aloes verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e thata. Ajo i mundëson këtyre tipe lëkurash ushqimin e nevojshëm.

Mund ta përdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt në lëkurë.

Pastrues i lëkurës

Pastrimi i lëkurës së fytyrës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura është një nga hapat kryesorë të një lëkurë të shëndetshme.

Provoni të përzieni xhelin e aloes me pak sheqer dhe të fërkoni lëkurën e fytyrës kur e lani në darkë.

Në saj të veçorive shëruese aloe vera parandalon dhe acarimin e lëkurës si dhe hidratimin e saj.

Përdoreni si një krem ushqyes

Lëreni aloe verën të bëj magjinë e saj gjatë kohës që ju flini. Lyeni fytyrën, qafën dhe duart me xhelin e aloes para se të flini.

Kjo bimë nuk ka përmbajtje vajore dhe është delikate me lëkurën teksa depërton shtresat e saj. Kështu mundëson një hidratim rrënjësor të lëkurës duke e lënë atë të butë dhe të shkëlqyeshme.

Qetëson aknet

Aloe vera ka veti antibakteriale, anti inflamatore dhe anti alergjike. Këto bashkuar me vlerat e larta ushqyese bën të mundur eliminimin e shenjave dhe akneve.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta përdorni aloe verën duke e përzierë me lëngun e limonit për të luftuar shenjat dhe njollat kafe në fytyrë. /AgroWeb.org

The post Si të Përdorni Aloe Verën për Problemet me Lëkurën e Fytyrës appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.