Si të Ruani Ngjyrën e Pantallonave Gjatë Larjes në Lavatriçe

Pantallonat e materialit xhins që rëndom kanë ngjyrë blu, bojëqielli ose të zezë, kanë tendencën të zbehen falë larjes në lavatriçe. Uji i fortë dhe larësi e dobësojnë ngjyrën dhe nxisin shkarkimin e saj. Megjithatë, nëse tregoni kujdes gjatë larjes, do të ngadalësoni procesin e zbardhjes së pantallonave tuaja. Sekreti qëndron tek larësi dhe frekuenca […] The post Si të Ruani Ngjyrën e Pantallonave Gjatë Larjes në Lavatriçe appeared first on AgroWeb.

Nëntor 10, 2023 - 14:55
 0
Si të Ruani Ngjyrën e Pantallonave Gjatë Larjes në Lavatriçe
Reklamë
Reklamë

Pantallonat e materialit xhins që rëndom kanë ngjyrë blu, bojëqielli ose të zezë, kanë tendencën të zbehen falë larjes në lavatriçe.

Uji i fortë dhe larësi e dobësojnë ngjyrën dhe nxisin shkarkimin e saj.

Megjithatë, nëse tregoni kujdes gjatë larjes, do të ngadalësoni procesin e zbardhjes së pantallonave tuaja.

Reklamë
Reklamë

Sekreti qëndron tek larësi dhe frekuenca e larjes.

Si T’i Lani Pantallonat Me Kujdes

Së pari, duhet të dini që pantallonat e këtij materiali nuk duhen larë shumë shpesh.

Ato duhen larë një herë në 4-6 javë.

Nëse vëreni njolla, përdorni larësin e enëve për një pastrim të shpejtë të njollës, ose mund t’i lani me dorë.

Përpara futjes në lavatriçe, xhinset duhen kthyer për së mbrapshti, sepse do të parandaloni dëmet e larësit tek ngjyra.

Uthulla e mollës shërben si solucion për ruajtjen e ngjyrës dhe heqjen e njollave, ndaj mund ta përdorni atë për larje të mirë të pantallonave.

Ekspertët e AgroWeb.org gjithashtu këshillojnë që një material të tillë ta lani me rroba të tjera me ngjyrë të errët.

Kombinimi i disa rrobave ndihmon në ruajtjen e ngjyrës.

Sa i përket temperaturës, një material të tillë kërkon temperaturën më të ulët dhe një proces larjeje të butë.

Përkujdesja Pas Larjes

Xhinset duhet tharë në ambient të hapur.

Ato duhen varur në tel nga ana e rripit.

Xhinset duhen mbajtur larg ndriçimit të drejtpërdrejtë të diellit sepse një gjë e tillë do të nxisë shkarkimin e ngjyrës.

Si Të Ruani Ngjyrën Tek Xhinset e Zeza

Nëse keni blerë një palë xhinse të reja me ngjyrë të zezë, përpara larjes duhet të përdorni uthullën e mollës dhe kripën për të mbrojtur ngjyrën nga larjet e ardhshme.

Mbusheni një legen me ujë të ftohtë, hidhni një filxhan çaji uthull dhe një lugë gjelle kripë.

Lërini xhinset në këtë tretësirë për disa orë, shpëlajini dhe vishini.

Xhinset do të jenë të pastra deri në larjen e rradhës dhe ngjyra do të qëndrojë më gjatë./AgroWeb.org

The post Si të Ruani Ngjyrën e Pantallonave Gjatë Larjes në Lavatriçe appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.