Simptomat e rrezikshme, Brataj tregon sa kohë duhet për të shpëtuar jetë
Kur duhet marrë në telefon urgjenca kombëtare? Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj ndau në “Dita Jonë” disa këshilla ku duhet ndërhyrë urgjentisht. Sipas tij janë disa simptoma si dhimbjet e gjoksit, që kanë të bëjnë me zemrën dhe infarktin, po kështu edhe hemoragjitë, apo iktusi cerebral, për të cilat duhet ndërhyrë në […]
Kur duhet marrë në telefon urgjenca kombëtare? Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj ndau në “Dita Jonë” disa këshilla ku duhet ndërhyrë urgjentisht. Sipas tij janë disa simptoma si dhimbjet e gjoksit, që kanë të bëjnë me zemrën dhe infarktin, po kështu edhe hemoragjitë, apo iktusi cerebral, për të cilat duhet ndërhyrë në kohë.
“Vendimi për urgjencën për një gjë akute, kur shfaqet një simptomë, një shenjë ke nevojë për kontakt me sistemin. Dhimbjet e gjoksit janë të rrezikshme kanë të bëjnë me zemrën infarktin dhe isheminë, hemoragjitë, iktusi cerebral, janë sëmundje që brenda 3-4-5 orë tek iktusi, 13 minuta deri në 12 orë tek infarkti i miokardit dhe nëse ajo zonë trurit apo e zemrës jeton akoma, ka shanse duke i hapur, nëse kalojnë orët ajo zonë vdes dhe nuk ka shans të hapësh arterien”.
Brataj tha se nga 2 mijë thirrje që vijnë në urgjencë, vetëm 300 janë vizita pasi të tjerat kanë nevojë për këshillim dhe orientim.
“Nëse sot janë 2 mijë thirrje bëhen 300 vizita, të tjerat kanë nevojë për këshillim dhe orientim. Është i vetmi sistem që në këtë moment i përgjigjet kujtdo. Lipotimia ose humbje e ndjenjave, ka një problem se ka rënë glicemia. Për çdo shenje dhe simptomë duhet të telefonohet 127. Gjithmonë duke bërë kurse trajnimi duhet të kuptojmë prearrestin, para se të shkojmë në arrest kardiak. Urgjenca është për rrezik jete. Te plazhet duhet të dallojmë mbytjen dhe infarktin.”.
Një problem të madh me urgjencat, Brataj vëren në sektorin privat, ndërsa për atë publik ai tha se në të gjithë vendin janë 350 ambulanca.
“Ne jemi të shpërndarë në të gjitha zonat dhe në verë shtojmë 17 autoambulanca. Në Shqipëri janë 350 ambulanca të gjitha, por 127 janë vetëm për urgjencën paraspitalore të shpërndara sipas popullsisë dhe infrastrukturës. Sektori privat është problem shumë i madh se duhet të jetë i certifikuar e kontrolluar dhe shumë subjekte private nuk di nga i kanë marrë autorizimet. Ka idsa kushte për certifikimin e autoambulancave dhe minimumi duhet të ketë dy persona”.
Sa i takon situatës së Covid në vend, Brataj tha se nuk është alarmante, pasi është lehtësuar simptomologjia.
“Covidi nuk ka ikur asnjëherë, është lehtësuar simptomologjia. Covid po zgjat gjithë vitin, por nuk ka as agresivitet dhe as shtim të simptomave”.
A/r
What's Your Reaction?