Sindikata serbe ushtarake: Qeveria po e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi e shkatërroi ushtrinë

Sindikata serbe e ushtrisë ka reaguar pas propozimit të ushtrisë serbe që të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi. Për Beta-n, në lidhje me propozimin e Shtabit të Përgjithshëm drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për riaktivizimin e shërbimit ushtarak, sindikata serbe e ushtrisë ka thënë se ka qenë çështje referendumi. Kryetari i Sindikatës […]

Janar 4, 2024 - 21:19
 0
Sindikata serbe ushtarake: Qeveria po e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi e shkatërroi ushtrinë
Reklamë
Reklamë

Sindikata serbe e ushtrisë ka reaguar pas propozimit të ushtrisë serbe që të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Për Beta-n, në lidhje me propozimin e Shtabit të Përgjithshëm drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për riaktivizimin e shërbimit ushtarak, sindikata serbe e ushtrisë ka thënë se ka qenë çështje referendumi.

Kryetari i Sindikatës së Ushtrisë së Serbisë, Novica Antiç, tha se një vendim i tillë do të kërkonte ndryshime në të gjithë grupin e ligjeve ushtarake. Sipas tij, askush nga qeveria serbe nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e Forcave të Armatosura Serbe si institucion dhe për këtë arsye tani po përpiqen të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Reklamë
Reklamë

“Punonjësit e ushtrisë janë të margjinalizuar, punojnë jashtë orarit, nuk i shohin familjet e tyre, nuk kanë vakt të ngrohtë dhe pagat e tyre janë pak më shumë se paga minimale”, tha Antiç.

Mesazhi i sindikatës serbe të ushtrisë vjen pas një vlerësimi të bërë nga këta të fundit më herët se qeveria serbe në këtë mënyrë po mundohet të largojë nga vetja përgjegjësinë që ka për shërbimin e detyrueshëm.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.