S’ka punëtorë, biznesi thirrje: Hapni ambasadë në Indi dhe Bangladesh
Teksa mungesa e burimeve njerëzore po kthehet në kërcënimin kryesor për sipërmarrjen, kjo e fundit ka një kërkesë të pazakontë. Sokol Kraja, sipërmarrës, gjatë një intervistë për emisionin “E-ZONE” ne Vizion Plus, i bën thirrje qeverisë që të hapë ambasada në vendet e largëta, vetëm për një qëllim, për të rekrutuar punonjës të huaj. Ajo […]
Teksa mungesa e burimeve njerëzore po kthehet në kërcënimin kryesor për sipërmarrjen, kjo e fundit ka një kërkesë të pazakontë.
Sokol Kraja, sipërmarrës, gjatë një intervistë për emisionin “E-ZONE” ne Vizion Plus, i bën thirrje qeverisë që të hapë ambasada në vendet e largëta, vetëm për një qëllim, për të rekrutuar punonjës të huaj.
Ajo që po ndodh sot është emigrim, emigrim, emigrim.
“Punonjësit po largohen çdo ditë. Në këto kushte i bëj thirrje qeverisë që të hapë ambasada në Indi dhe Bangladesh. Janë vende me popullsi të lartë dhe me një fuqi punëtore që mund të amortizojë hendekun në tregun tonë. Vendi ynë do të vijojë të vuajë nga emigrimi i mëtejshëm dhe kjo po sjell kosto për biznesin”, – u shpreh Kraja.
Sipas tij viti 2024 do të jetë edhe më sfidues në gjetjen e punonjësve të kualifikuar dhe ka një arsye për këtë.
Unë mendoj se 2024 do të jetë edhe më i vështirë në këtë drejtim. Shumë vende si Kanadaja, Gjermania etj po lehtësojnë kushtet e punësimit për emigrantët e huaj. Kjo do të sjellë hemorragji në tregun e punës, për rrjedhojë do të prekemi dhe ne – sqaroi Kraja në “E-ZONE”.
Për të dytin vit me radhë, në indeksin e klimës së biznesit nga dhoma amerikane e tregtisë, treguesi me përkeqësimin më të madh është ai i gjetjes së fuqisë punëtore./m.j
What's Your Reaction?