Skandali rozë/ Ish-missi Zana Berisha kërcënonte dhe shantazhonte disa biznesmenë në Shqipëri

Zana Berisha, ish-missi i përfshirë në një sërë skandalesh me sfond rozë, vazhdon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazheve me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish-partnerëve të saj. Mësohet se ish-Miss Kosova, Zana Berisha ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve, duke krijuar lidhje intime e madje duke u zhvatur […]

Shkurt 24, 2024 - 11:48
 0
Skandali rozë/ Ish-missi Zana Berisha kërcënonte dhe shantazhonte disa biznesmenë në Shqipëri
Reklamë
Reklamë

Zana Berisha, ish-missi i përfshirë në një sërë skandalesh me sfond rozë, vazhdon të jetë në hetim në Kosovë për shkak të shantazheve me qëllim zhvatje që ushtron ndaj ish-partnerëve të saj.

Mësohet se ish-Miss Kosova, Zana Berisha ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve, duke krijuar lidhje intime e madje duke u zhvatur shumë të konsiderueshme monetare.

Portali “Shtegu.com” ka zbardhur disa dëshmi të forta, që kanë lidhje me figurën e Zana Berishës, e cila është e njohur në botën e showbizit për dobësinë që ka “gjahun e preferuar”, për “meshkujt e martuar dhe shumë të pasur”.

Reklamë
Reklamë

Nga burime të “Shtegu.com” mësojnë nga një i afërm i ish-të fejuarit të Zana Berishës, L. K. (emri i njohur për redaksinë), i cili jeton në Angli, pohon se kjo e fundit është përfshirë edhe me herët në intriga, duke ndarë çifte me qëllim përfitimet monetare.

Më konkretisht, mësohet se edhe nga vetë L. K., i cili ka qenë më herët në një lidhje me shoqen e ngushtë të Zana Berishës, ka bere me dije se ka qenë ish-miss Kosova shkak i ndarjes së çiftit.

Portali hedh dritë për faktin se si Zana Berisha i rrëmbeu partnerin shoqes së ngushtë dhe pas disa kohës në lidhje të fshehtë, kjo e fundit e ka tradhtuar miken e saj, duke i marrë partnerin.

Por historia me plotë dritëhije e intriga vazhdon më tej, teksa Zana dhe L. K. u fejuan pas disa kohësh, por kjo lidhje nuk ka zgjatur, pasi i fejuari i saj ka zbuluar se kjo e fundit e ka tradhtuar disa herë, për interesa monetare.

I afërmi i L. K. bën me dije se ndarja ka qenë jo miqësore me Zana Berishën, e cila edhe gjatë ndarjes ka ushtruar presione nga më të ndryshmet për qëllime përfitimi financiar nga ish i fejuari.

“Kërkesat e Zanës kanë qenë të papërballueshme. Jemi me fat që e kemi kuptuar shumë shpejt se Zana Berisha është lidhur me L. K. vetëm për interesa personale, duke e treguar vetveten të pamoralshme.

Zana Berisha paraqitet si modele që punon në shtete të ndryshme, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Prej viti 2018 e deri më sot, Zana i ka pasur 5-6 sfilata vendore, por jo ndërkombëtare, siç paraqitet si modele. Zana Berisha shpesh e vizitonte Italinë, por jo për modelim, por për punë të tjera të pandershme”.

LIDHJET E ERRTA NË SHQIPËRI

Por aventurat dhe shantazhet e ish-Miss Kosovës duket se nuk kanë të sosur dhe veç Kosovës, ku është përfshirë në një sërë skandalesh, kjo e fundit mësohet se ka patur disa lidhje intime edhe në Shqipëri.

Dy ish-mikeshat e saj bëjnë me dije se kjo e fundit në Shqipëri e kalon kohën në një prej hoteleve luksoze në Tiranë, ndërkohë që shoqja e saj është e dashura e njërit prej pronarëve të hotelit. Por në Shqipëri sipas Shtegu.com, mësohet se Zana Berisha ka patur lidhje edhe me një gazetar. “Merret vesh edhe për një lidhje të Zana Berishës me një gazetar nga Shqipëria, lidhje kjo që po zgjat më tepër se një vit, janë ende të pandarë dhe e stërmbushur me skandale, e që po mbahet për interesa personale të Zana Berishës”, bën të ditur njëra prej ish-shoqeve të Zana Berishës.

HETIME EDHE NË SHQIPËRI?

Shtegu.com ka zbuluar se modelja dhe ish-Miss Kosova është përfshirë në afera të dyshimta edhe në Shqipëri. Mësohet se ajo ka krijuar një lidhje jashtëmartesore me një biznesmen nga Shqipëria, i njohur me nofkën “Edi“ (E.R. emri i njohur për redaksinë), ky i fundit jeton në Itali. Ai është i martuar, ka një djalë dhe Zana Berisha personalisht ka deklaruar se bashkëshortja e tij e di për lidhjen me Zanën. Zana Berisha thotë se „ky person nuk është tipi im, por më konvenon që jeton në Itali dhe unë bëj biznese të tjera që ai nuk ka nevojë t`i dijë“.

Gazetaret nga hulumtimet kanë mësuar se biznesmeni e mbështet financiarisht dhe i ka blerë një Penthouse në “Linda Residence” dhe një veturë të shtrenjtë. Shtegu.com mëson se biznesmeni është dhe sponsori që paguan faturat e operacioneve që ish-missi ka bërë në Turqi, po ashtu dhe për një obor dhe shumë gjëra të tjera në shtëpinë në Suharekë.

Shtegu.com ka mësuar se shantazhet dhe kërcënimet, Zana Berisha i ka përdorur edhe në Shqipëri, ndërsa mësohet se pritet të zhvillohen dhe hetime nga Prokuroria për zhvatjen e parave që kjo e fundit ka bërë ndaj disa sipërmarrësve në kryeqytet.

Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që i bën Zana Berisha, mbështetjen e ka nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në lidhje me të. Prejardhje e kërcënimeve dhe shantazheve do të zbulohen së shpejti nga Shtegu.com.

DËSHMITË E FAMILJARËVE

Nga hulumtimet që janë bërë në terren nga Shtegu.com, një familjar i Zana Berishës, që ka dashur të mbetet anonim, ka pohuar: “Ky rast ka qenë tronditës jo vetëm për familjen Berisha, por edhe për tërë Suharekën, por jo edhe i papritur. Kemi menduar se Zana është një vajzë serioze dhe merret me modelizëm, por me kalimin e kohës, nga shumë persona kemi dëgjuar se ajo e ka marr rrugën e gabuar. Stili i saj është të kalojë me persona të moshuar, të cilët më pas i kërcënon dhe i shantazhon në mënyrë të pandershme”.

Ndërkohë, Shtegu.com mëson se ka edhe shumë raste që do të zbulohen, pasi të zhvaturit nga kërcënimet të marrin guximin e denoncimit në organet përkatëse.

“Zana Berisha është rrahur disa herë edhe fizikisht, pasi i ka shantazhuar familjet e tyre, por ajo përsëri ka vazhduar me avazin e vjetër”, ka bërë të ditur një familjarë i saj.

Shtegu.com ka mësuar dhe për një lidhje tjetër të gjatë të Zana Berishës, me një biznesmen të një qendre tregtare në Kosovë, të cilin e ka shfrytëzuar pafund dhe të cilit i ka kërcënuar familjen.

Nga hulumtimet mësohet se Zana Berishës i është konfiskuar patenta e shoferit deri në vitin 2025 për shkak të veprave panele të shumta në komunikacion, por ajo vazhdon ta drejtojë veturën luksoze.

Të përkujtojmë se ndaj Zana Berishës ende është duke hetuar Prokuroria Themelore në Prizren pas shantazheve dhe kërcënimeve që ajo i ka kryer deri tani.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.