“Skenari i pushtimit nga Kina”/ Financial Times: Dosjet sekrete zbulojnë planet e Rusisë për armët bërthamore

Dosjet sekrete ushtarake ruse kanë zbuluar doktrinën dhe kriteret minimale për përdorimin e armëve bërthamore taktike, si dhe stërvitjet për një pushtim nga Kina, sipas Financial Times. Armët taktike bërthamore të Rusisë janë të dizajnuara për përdorim në fushat e betejës të Europës dhe Azisë dhe kanë një gamë shumë më të kufizuar se armët bërthamore […]

Shkurt 28, 2024 - 14:25
 0
“Skenari i pushtimit nga Kina”/ Financial Times: Dosjet sekrete zbulojnë planet e Rusisë për armët bërthamore
Reklamë
Reklamë

Dosjet sekrete ushtarake ruse kanë zbuluar doktrinën dhe kriteret minimale për përdorimin e armëve bërthamore taktike, si dhe stërvitjet për një pushtim nga Kina, sipas Financial Times.

Armët taktike bërthamore të Rusisë janë të dizajnuara për përdorim në fushat e betejës të Europës dhe Azisë dhe kanë një gamë shumë më të kufizuar se armët bërthamore strategjike, të cilat mund të godasin SHBA-në.

29 dokumentet e klasifikuara ruse, midis 2008 dhe 2014, përshkruajnë një prag për përdorimin e armëve bërthamore taktike që është më e ulët se ajo që Rusia ka pranuar ndonjëherë publikisht, sipas ekspertëve që kanë shqyrtuar dhe verifikuar dokumentet.

Reklamë
Reklamë
Kriteret për një sulm bërthamor variojnë nga “një pushtim armiqësor i territorit rus deri në veprime më specifike, si shkatërrimi i 20 për qind të nëndetëseve ruse që lëshojnë raketa strategjike balistike”.

Mosbesimi i Rusisë ndaj Kinës

Dokumentat zbulojnë një mosbesim rus ndaj Kinës, pavarësisht lidhjeve të ngushta të Moskës me Pekinin, duke treguar se Rusia zhvilloi stërvitje bazuar në një skenar të një pushtimi nga Kina.

Moska mund të frikësohet se Pekini do të përfitojë nga fokusi i forcave të tij të armatosura në Perëndim dhe do të nisë një ofensivë për të marrë në kontroll territore në Lindjen e Largët Ruse, sipas FT.

Raporti thekson se Rusia vazhdon të kryejë stërvitje pranë kufirit me Kinën, të tilla si stërvitjet e kryera nga forcat e armatosura në qershor dhe nëntor 2023 me raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Sipas William Alberk, drejtor i strategjisë, teknologjisë dhe kontrollit të armëve në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Rusia mund të ketë një prag më të lartë për përdorimin e armëve bërthamore taktike kundër Ukrainës nga frika e “një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit që do të çonte në ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga SHBA ose Mbretëria e Bashkuar.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.