Skepticizëm për takimin Kurti-Vuçiç: As këtë radhë, s`do dalë gjë
Analistët politikë e shohin me skepticizëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në 14 shtator në Bruksel. Edhe pse në vetvete e konsiderojnë të mirëpritur një përballje të tillë për dialogun, bindja e tyre është se vonesat në shtensionimin e plotë të situatës në veri […]
Analistët politikë e shohin me skepticizëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbahet në 14 shtator në Bruksel.
Edhe pse në vetvete e konsiderojnë të mirëpritur një përballje të tillë për dialogun, bindja e tyre është se vonesat në shtensionimin e plotë të situatës në veri dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje, do të zvarrisin edhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit e të Ohrit.
Demhasaj ushqen sidoqoftë një dozë optimizmi e thotë se nëse do të ushtrohet një presion më i madh nga aleatët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE po ushtrojnë, do të ketë mundësi që para zgjedhjeve në këto dy vende që do të mbahen vitin e ardhshëm, të arrihet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.
Analisti tjetër politik, Dorajet Imeri e sheh më të zymtë situatën e nuk pret progres në dialog pa u shpallur zgjedhjet në veri.
What's Your Reaction?