Sllovakia braktis Ukrainën, ja pse lideri i ri po hakmerret ndaj Kievit, zbardhet episodi poshtërues i vitit 2009

Robert Fico, ish-kryeministri dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Sllovaki, shkaktoi shumë kritika kur deklaroi në fushatën zgjedhore se nuk do të dërgonte “asnjë plumb” për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër pushtimit rus. Ndryshimi i tij dramatik nga qëndrimi shumë pro-ukrainas i qeverisë që po largohet bazohet pjesërisht në simpatinë historike të Sllovakisë […]

Tetor 21, 2023 - 12:10
 0
Sllovakia braktis Ukrainën, ja pse lideri i ri po hakmerret ndaj Kievit, zbardhet episodi poshtërues i vitit 2009
Reklamë
Reklamë

Robert Fico, ish-kryeministri dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Sllovaki, shkaktoi shumë kritika kur deklaroi në fushatën zgjedhore se nuk do të dërgonte “asnjë plumb” për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej kundër pushtimit rus. Ndryshimi i tij dramatik nga qëndrimi shumë pro-ukrainas i qeverisë që po largohet bazohet pjesërisht në simpatinë historike të Sllovakisë për Rusinë, por ka gjithashtu një arsye shumë personale pse Fico nuk e pëlqen Ukrainën, zbuloi “Politico”.

Poshtërimi i vitit 2009

Gjithçka daton në vitin 2009, kur Fico ishte edhe kryeministër i Sllovakisë. Më 7 janar të atij viti, mosmarrëveshja midis Rusisë dhe Ukrainës për gazin natyror u përshkallëzua dhe ukrainasit ndaluan tranzitin e gazit rus që kalonte përmes vendit të tyre nga Ukraina në vendet e BE-së, gjë që goditi Sllovakinë më së shumti atë dimër. Ndërprerja e fluksit të gazit i kushtoi ekonomisë sllovake rreth 100 milionë euro në ditë, pasi shumë fabrika u detyruan të ndalonin prodhimin. Fico i dëshpëruar i bëri thirrje Vladimir Putinit, kryeministrit të atëhershëm rus dhe kryeministres ukrainase Julia Tymoshenko që të rifillonin dërgesat e gazit dhe herët në mëngjesin e 14 janarit, një delegacion sllovak i kryesuar prej tij zbarkoi në Kiev për t’u takuar me qeverinë ukrainase. Megjithatë, ukrainasit i lanë të prisnin tre orë dhe më pas sllovakët u futën në një takim ku, për habinë e tyre, ishin të pranishëm edhe gazetarët. Me kamerat e ndezura, Julia Tymoshenko e kritikoi Fico-n për 20 minuta. “Ishte një situatë absolutisht e turpshme. Fico i poshtëruar ishte skuqur nga inati. Ishte një fatkeqësi,” tha një zyrtar i lartë sllovak.

Reklamë
Reklamë

Gabimet e Ukrainës

Më pas sllovakët fluturuan për në Moskë, ku u përshëndetën nga Putini, por në një ceremoni luksoze të mbajtur në sallën luksoze të Shën Gjergjit në Kremlin. “Pas kësaj Fico filloi të mbajë një qëndrim të hapur anti-ukrainas. Ai tha se ne nuk kemi nevojë të mbështesim ukrainasit, Ukraina nuk ka nevojë për ne, ata nuk kanë bisedime serioze me ne. Kjo është personale”, tha Aleksander Duleba, bashkëpunëtor i lartë i Shoqatës Sllovake për politikë të jashtme. Ky nuk ishte i vetmi gabim i Kievit gjatë krizës së gazit të vitit 2009, pasi më 16 janar presidenti i atëhershëm sllovak Ivan Gasparoviç fluturoi gjithashtu në Kiev për t’u takuar me homologun e tij, Viktor Jushçenko, i cili i tha atij se Naftogaz, kompania ukrainase e energjisë, do të ishte në gjendje të rifillojë disa flukse gazi në Sllovaki. Mirëpo, gjatë takimit, kreu i Naftogaz kishte njoftuar dy presidentët se nuk do të mund ta bënte atë. “Ukrainasit ia dolën të poshtërojnë kryeministrin dhe presidentin e Sllovakisë”, pohon një zyrtar i lartë sllovak. Edhe pse Yulia Tymoshenko dhe Putin përfundimisht arritën një marrëveshje dhe i dhanë fund krizës dhe gazi vazhdoi të dërgohej më 20 janar, qarqe të caktuara politike në Sllovaki nuk u kanë besuar më ukrainasve që atëherë.

Hakmarrja e Fico

Kjo po i kthehet si “bumerang” Kievit, tani që Robert Fico po vjen në pushtet në vendin e tij. Gjatë fushatës zgjedhore Fico bëri thirrje për një ndryshim dramatik në politikë, duke thënë se BE-ja duhet të ndihmojë në negocimin e një marrëveshje paqeje në vend që të dërgojë armë. Ai akuzoi gjithashtu Ukrainën për luftën. “Lufta në Ukrainë nuk filloi një vit më parë, ajo filloi në vitin 2014, kur nazistët dhe fashistët ukrainas filluan të vrasin shtetas rusë në Donass dhe Luhansk”, tha ai. Në zgjedhjet e 30 shtatorit, partia populiste e Ficos Smer doli e para me 23.4 për qind të votave. Tani ai është gati të marrë pushtetin në krye të një koalicioni prej tre partish. Pas zgjedhjeve, qeveria e përkohshme ndaloi furnizimin me armë në Ukrainë. “Qeveria burokratike që po largohet në Sllovaki nuk do të dërgojë më materiale ushtarake në Ukrainë,” tha një zëdhënës i qeverisë.Fico ka qenë prej kohësh dashamirës ndaj Moskës dhe Bashkimit Sovjetik, kështu që një ndryshim i politikës patjetër që pritet. “Ai e kujton patjetër atë që ndodhi në 2009,” deklaroi ministri i jashtëm sllovak në largim Miroslav Wlachovsky në samitin e GLOBSEC Tatra të këtij muaji.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.