Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë testohen për gjuhën e huaj

28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. I pari do të jetë provimi i gjuhës së huaj, ndërsa më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës. Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me […]

Qeshor 3, 2024 - 09:20
 0
Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë testohen për gjuhën e huaj
Reklamë
Reklamë

28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore. I pari do të jetë provimi i gjuhës së huaj, ndërsa më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit, Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me grupin e monitoruesve, duke përcaktuar detyrat dhe penalizimet nëse rezultojnë shkelje.

“Kemi një rregullore të Maturës që duhet ta zbatojmë të tërë, në nivel kombëtar, dhe shpresoj që të mos kemi asnjë parregullsi në raport me procesin. Por, nuk do të ketë tolerancë për rastet kur do të shkelet rregullorja”, tha Manastirliu.

Reklamë
Reklamë

Sipas saj, për monitorimin dhe administrimin e provimeve do të jenë më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.