SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste që iu bashkuan luftëtarëve në Siri

Prokuroria e Posa­çme dha pretencën për 5 nga të akuzuarit që shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtarëve në Siri. SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore. Si përfundim, raporton gazetarja e Klan News Glidona […]

Janar 23, 2024 - 11:42
 0
SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste që iu bashkuan luftëtarëve në Siri
Reklamë
Reklamë

Prokuroria e Posa­çme dha pretencën për 5 nga të akuzuarit që shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtarëve në Siri.

SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore. Si përfundim, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Kujtojmë se SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan në kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Reklamë
Reklamë

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.