Spartak Ngjela shpërthen ndaj Ramës: Është i paaftë, nuk kupton
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet ngritur padi ndaj Serbisë. Për aq kohë sa mbeti një polic i Kosovës i vrarë, kjo çështje nuk ka nevojë për diskutim. “Nëse vendi i tij është në konflikt, paaftësia e një kryeministri shkon gjithmonë në favor të kundërshtarit. Tani kjo është paaftësi […]
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet ngritur padi ndaj Serbisë.
Për aq kohë sa mbeti një polic i Kosovës i vrarë, kjo çështje nuk ka nevojë për diskutim.
“Nëse vendi i tij është në konflikt, paaftësia e një kryeministri shkon gjithmonë në favor të kundërshtarit. Tani kjo është paaftësi e këtij apo angazhimi nga Serbia, unë them që është paaftësi. Pse? Sepse nuk e ka vetëm këtu, e ka në katër aspektet e mëdha të një kryeministri. Është i paaftë, nuk e kupton. Ta lëmë me kaq se dëmi është i barabartë…si e bën me qëllim si e bën nga paaftësia, politika nuk i mat këto, ato i mat drejtësia.
Fakti që ne nuk kemi një marrëveshje juridike të sistemit të thellë me Kosovën kjo tregon që të dy kryeministrat janë të paaftë. Mua nuk më duhet kush e ka fajin, sepse nëse njëri do të konceptoje paaftësinë e tjetrit nuk duhet ta luftojë pse është i paaftë, duhet t’i bindet që ta tërheqi. Kjo është politika,” – u shpreh Ngjela.
What's Your Reaction?