Studentja shqiptare në Londër: Për mësuesen time që më tha, ti nuk do ecësh para! Unë ia dola!
Frida Postol erdhi sot në “Shqip” për të na rrëfyer historinë e saj frymëzuese. Ajo është 48 vjeçe dhe vazhdon të studiojë në Londër. Frida na dëshmon se shkolla nuk mbaron kurrë. Por ajo ndau me gazetaren Rudina Xhunga edhe një episod jo të këndshëm, që i kish ndodhur vajzës së saj në një shkollë […]
Frida Postol erdhi sot në “Shqip” për të na rrëfyer historinë e saj frymëzuese. Ajo është 48 vjeçe dhe vazhdon të studiojë në Londër. Frida na dëshmon se shkolla nuk mbaron kurrë. Por ajo ndau me gazetaren Rudina Xhunga edhe një episod jo të këndshëm, që i kish ndodhur vajzës së saj në një shkollë në Korçë, ku u kthye nga Greqia para se të ikte në Londër në 2017-ën.
“Vajzat e mia kanë pasur shume sfida me shkollimin. E madhja e filloi shkollën në Greqi. Kur ishte në klasë të shtatë, atëherë kur nuk e dinte çfarë do të thoshte të ishe keq me mësime, ne ikëm nga Greqia dhe u zhvendosëm në Shqipëri. Aty ishte vërtet keq, se nuk dinte shqip. Ajo dinte të fliste shqip, por tjetër gjë të flasësh e tjetër të shkosh në shkollë për të mësuar shqip.
Vitin e parë që filluam shkollën, ajo lexonte dhe nuk kuptonte gjë. Ne gjetëm një mënyrë të dyja. Mësimet në shqip unë ia ktheja në greqisht, ajo e mësonte në greqisht dhe pastaj e përkthente në shqip dhe atë ia thoshte mësueses. Mësueset shqiptare nuk e ndihmuan. Jo vetëm që nuk ndihmonin por i krijuan edhe komplekse. Vajza ime, që kishte synim kryesor matematikën, atë vit që ikëm në Angli, asaj i doli universiteti në Tiranë për inxhinieri matematike. Nuk mundi ta vazhdonte atje, sepse erdhëm në Londër.
Dhe më tha: “Unë do i bëj foto fletës dhe do ia çoj mësueses sime të matematikës në Korçë e cila më tha: Ti nuk do ecësh përpara jo vetëm në matematikë, por në asnjë lëndë me këto probleme që ke!” Ajo jo vetëm që eci para, që i doli universiteti për inxhinieri matematike në Tiranë, por tani është në një nga universitetet më të mira në Londër.”, u shpreh Frida./m.j
What's Your Reaction?