Studimi italian zbulon pse disa njerëz janë më të dobët përballë Covid-19
Gjenet e trashëguara nga paraardhësi i njeriut neandertal luajtën një rol të rëndësishëm në shkaqet e vdekshmërisë nga Covid-19. Një studim i Institutit Mario Negri në Itali hedh dritë mbi shkaqet e shkallës së lartë të vdekshmërisë të regjistruar në disa zona, duke i dhënë një peshë vendimtare predispozicionit gjenetik të popullsisë. Nga studimi i […]
Gjenet e trashëguara nga paraardhësi i njeriut neandertal luajtën një rol të rëndësishëm në shkaqet e vdekshmërisë nga Covid-19. Një studim i Institutit Mario Negri në Itali hedh dritë mbi shkaqet e shkallës së lartë të vdekshmërisë të regjistruar në disa zona, duke i dhënë një peshë vendimtare predispozicionit gjenetik të popullsisë.
Nga studimi i botuar në revistën iScience, mund të shihet se një rajon i caktuar i gjenomit njerëzor ishte i lidhur ndjeshëm me rrezikun për t’u sëmurur rëndë me Covid në banorët e zonave të Bergamos më të prekura nga pandemia gjatë valës së parë.
“Gjëja e bujshme është se 3 nga 6 gjenet që lidhen me këtë rrezik kanë ardhur në popullatën moderne nga Neandertalët, veçanërisht nga gjenomi Vindija që daton 50 mijë vjet më parë. Dikur ndoshta i mbrojti neandertalët nga infeksionet, tani shkakton një tepricë të përgjigjes imune e cila jo vetëm që nuk na mbron por na ekspozon ndaj një sëmundjeje më të rëndë” shpjegoi Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit.
Viktimat e kromozomit të Neandertalit në botë, shtoi ai, “janë ndoshta një milion dhe mund të jenë pikërisht ata që, në mungesë të shkaqeve të tjera, vdesin nga një predispozicion gjenetik”.
9,733 njerëz nga Bergamo dhe provinca e saj morën pjesë në studim dhe plotësuan një pyetësor. “Rezultatet e hulumtimit i japin një përgjigje një prej pyetjeve që secili prej nesh i ka bërë vetes: pse disa e kontraktojnë virusin në mënyrë asimptomatike dhe të tjerët në një formë serioze?”tha presidenti i rajonit të Lombardisë.
Ky është një hap i rëndësishëm në njohuritë shkencore mbi virusin SarsCoV2, i cili vjen ndërsa përgatitemi për fushatën e re të vaksinimit.
/a.r
What's Your Reaction?