Sulme me dron, Ukraina njofton shkatërrimin e gjashtë avionëve të Rusisë
Ukraina njoftoi se ka kryer një sulm me dron kundër objektivave në Rusinë jugore dhe pretendon se ka shkatërruar gjashtë avionë rusë në
Ukraina njoftoi se ka kryer një sulm me dron kundër objektivave në Rusinë jugore dhe pretendon se ka shkatërruar gjashtë avionë rusë në një bazë ajrore në rajonin e Rostovit.
Burime të sigurisë thanë për BBC se tetë avionë të tjerë u dëmtuan rëndë, ndërsa 20 personel shërbimi mund të ishin vrarë ose plagosur.
Baza e Morozovsk strehon avionë Su-27 dhe Su-34 të përdorur në vijën e frontit në Ukrainë, thanë burimet.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Rusia mbi këtë sulm të njoftuar prej ukrainasve.
Megjithatë, rusët thanë se kishin interceptuar mbi 40 dronë ukrainas që kishin hyrë në territorin ukraina.
Analisti ushtarak rus i BBC-së, Pavel Aksyonov, thotë se një sulm nga kaq shumë dronë në një hapësirë të shkurtër kohore do të thotë se është ccarë mbrojtja ajrore e Rusisë.
Ndërkohë, tre persona u vranë dhe 13 u plagosën në një seri sulmesh me raketa në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia.
Guvernatori rajonal Ivan Fedorov tha se disa blloqe shumëkatëshe dhe shtëpi private u dëmtuan nga sulmi rus. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?