Sulmi terrorist në Banjskë, habit Vuçiç: S’ka kuptim të shpallin në kërkim ndërkombëtar Milan Radojçiç
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se INTERPOL-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se INTERPOL-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
Në një intervistë për median bullgare “Tv Prva”, Vuçiç ka thënë se shpallja e ish-nënkryetarit të Listës Serbe në veri të Kosovës Milan Radojçiç në kërkim ndërkombëtar është e pakuptimtë.
Presidenti serb ka shtuar se autoritetet serbe po bëjnë hetime lidhur me rastin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
“Është shumë e çuditshme që INTERPOL-i lëshoi një urdhër për Milan Radojiçiç. Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiçit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiçit. Sepse ai është aleat i Vuçiçit, çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiçin”, ka thënë Vuçiç në TV Prva./vizionplus.tv
What's Your Reaction?